Në qytetin e Cyrihut është shkaktuar një aksident midis një tramvaji dhe një kamioni. Sipas policisë, disa persona janë plagosur
Mëngjesin e së hënës ndodhi një përplasje midis një kamioni dhe një tramvaji, pranë stadiumit Letzigrund në Cyrih. Sipas policisë, disa persona u plagosën. Për momentin asgjë nuk dihet për shkallën e lëndimeve, informon Shtegu.com.
Policia e qytetit të Cyrihut njoftoi se raporti në lidhje me aksidentin u mor menjëherë pas orës 10 të mëngjesit. Në vendngjarje kanë ardhur forca të mëdha të shpëtimit. Përplasja ndodhi në rrugën Badenerstrasse pranë stadiumit Letzigrund.
Një pasagjere e tramvajit raportoi gjithashtu në Instagram. Sipas deklaratave të saj, një automjet e ka goditur tramvajin nga prapa. Gruaja e re ka qenë e ulur në pjesën e pasme të tramvajit me shoqen e saj. Prandaj ajo kaloi pa lëndime.


