„A është e mundur që zvicerani të bëjë diçka të tillë?“, parashtrojnë pyetjen mediat serbe.
Roxher Federer është pronocuar pasi Rafael Nadal fitoi Roland Garros, duke mundur Novak Gjokoviqin në finale.
Me këtë triumf, mbreti i trofeve barazoi numrin e titujve të Grand Slam me Federerin, i cili mirëpriti me entuziazëm kupën e 20-të të Rafael Nadalit. Ai u prononcua në rrjetet sociale dhe nuk e përmendi fare tenistin serb me asnjë fjalë të vetme, informon Shtegu.com.
„Gjithmonë kam pasur respektin më të madh për mikun tim Rafa, si njeri dhe si kampion. Si rivali im më i madh në vitet e mëparshme, besoj se e kemi nxitur njëri-tjetrin të bëhemi lojtarë më të mirë. Prandaj, pjesa e duhur për mua është ta përgëzoj atë për titullin e 20-të Grand Slam. Veçanërisht e mahnitshme është që ai e fitoi Roland Garros për herë të 13-të, që është një nga arritjet më të mëdha në historinë e sporteve.
Gjithashtu, urime ekipit të tij, sepse askush nuk mund ta arrijë atë vetëm. Shpresoj se 20 është vetëm një hap tjetër në vazhdimin e rrugëtimit tonë. Urime, Rafa. Ju e meritoni këtë“, tha Federer.

