Boksi është primitiv.
Të kënaqesh kur i sheh bokserët derisa rrahen mes vete dhe e japin shpirtin në ring, është kënaqësi e tmerrshme, e egër dhe e mjerueshme.
Sepse, qëllimi final i boksit është ta bësh llom tjetrin, ta paaftësosh, ta përgjakësh, t’ia thyesh hundën dhe kokën e ta rrëzosh përtoke, që është qëllim primitiv.
Është ‚fitore‘ e egër dhe për mua personalisht ‚e turpshme‘.
Kur bokserët si gladiatorët e marrin në ring çehren e luanit, e sheh ti se sa ‚bishë‘ dhe ‚i egër‘ është njeriu modern, dhe se sa ‚cool duket dhuna‘ në ring.
E sheh se si ‚ka përparuar teknologjia por jo edhe shpirti‘.
E sheh se si Njeriu në instiktet e tij ka mbetur ‚i lashtë‘.
Boksi e legjitimon rrahjen, e legjitimon dhunën dhe vdekjen në ring.
Derisa të ketë boks, njerëzimi do të jetë primitiv.
Prandaj, boksi ish dashur të jetë i ndaluar.
Ëndërr e kam me mbërri ditën kur boksi do të ndalohej me ligj 😉.
Nuk e kuptoj si mund të jetë rrahja ‚e bukur‘, dhe si mund të ketë festë mbi dhunën, dhe garë se ‚cili është më i dhunshëm, më i zoti ta mbys tjetrin‘.
P.S. Sido që të jetë, Urime Haxhisë për rrahjen ‚madhështore‘.
Që për mua është fitore e Lashtësisë.

