Në Bernë të Zvicrës, të premten u mbajt një takim i organizuar nga Sindikata Unia, seksioni i Bernës, në kantierin në rrugën Stationstrasse në Liebefeld. Tema e këtij tubimi ishte informata lidhur me bisedimet që kanë filluar nga fundi i muajit gusht të këtij viti, në mes të sindikatave dhe shoqatës së sipërmarrësve zviceranë (SBV/SSE/SSIC). Vërtetë një veprim dhe vetëmohim i rrallë i sindikatës Unia, e cila është duke i mbrojtur interesat e klasës punëtore me një sakrificë të pashoqe dhe pa komrpomise ndaj shoqatës së sipërmarrsve, e cila në vend se ta vlerësojë mundin e punëtorëve të ndërtimtarisë, ajo kërkon shkurtim pagash për të gjithë.
Kriza e koronavirusit ka frenuar në një periudhë afatshkurte veprimtarinë ndërtuese, mirëpo në ndërkohë, industria e ndërtimit është ringritur përsëri. Krahas kësaj, jeta për klasën punëtore po bëhet gjithnjë e më e shtrenjtë.
Por si gjithmonë, këtu është sindikata për ta përkrahur, pasi ajo në emër të klasës punëtore kërkon:
– një ngritje të pagave prej së paku 60 frangave
– një frang më shumë për drekë
futjen e sërishme të pauzës së paguar
Përgjigja e sipërmarrësve: Në bisedimet e para donin të impononin raundin zero. Tani kërkojnë një shkurtim gjithëpërfshirës pagash për të gjithë!
Mirëpo, sindikata janë shprehur qartë: Punëtorët e ndërtimtarisë kanë merituar një ngritje pagash. Një shkurtim pagash nuk vjen në shprehje!
Sindikata do të negociojnë edhe më tej, prandaj bisedimet e ardhshme janë paraparë të zhvillohen më 28 tetor.
Takimi u mbajt në ambient të hapur, në kohë të drekës dhe rreth 100 punëtorë të pranishëm patën mundësinë të hanë falas një drekë të shijshme të përgatitur nga „Kurti`s Güggeli Grill“.



