Këshilltari kombëtar i SVP-së Andreas Glarner, e ka sjellë në skenë politike mosmarrëveshjen me këshilltaren kombëtare të të Gjelbërve, Sibel Arslan: Në një mocion, ai kërkon që shtetasit e dyfishtë të mos kenë më asnjë vend në parlament
Këshilltari kombëtar i SVP-së Andreas Glarner (57), dëshiron të përdorë një iniciativë politike për të siguruar që shtetasit e dyfishtë nuk mund të zgjidhen më në Parlamentin Federal zviceran, informon Shtegu.com Arsyeja për këtë është mosmarrëveshja e tij me këshilltaren kombëtare të të Gjelbërve Sibel Arslan (40), në kuadër të demonstratës për klimën në Bundesplatz të Bernës.
Përmes „SonntagsZeitung“ sipërmarrësi nga Aargau thekson se „kërkesa ka për qëllim vetëm të sigurojë që përfaqësuesit e popullit në Këshillin Kombëtar dhe Këshillin e Shteteve të përfaqësojnë me të vërtetë vetëm interesat e Zvicrës dhe jo ato të një vendi të dytë“. Me këtë, ai nuk e ka vendosur në shënjestër Arslanin. „Përkundrazi, edhe në rast të rizgjedhjes kjo rregullore e re nuk duhet të zbatohet për anëtarët e mëparshëm të parlamentit“.
Këtë javë, megjithatë, Glarner publikoi një postim në Facebook që kritikonte shtetasen e dyfishtë turko-zvicerane Arslan për fushatën për interesa të huaja. Ai zgjodhi ata që kanë lidhje me politikën e jashtme.
Një fragment nga lista e nismave të Arslan: „Barazia midis grave dhe burrave në fushën e mbrojtjes së klimës në vendet në zhvillim“, „Këshilli Federal duhet të dënojë dhunën kundër protestuesve në Sudan“ dhe „Aktivistët e të drejtave të njeriut në Arabinë Saudite kanë nevojë për mbështetje ndërkombëtare“.
Komenti i Glarner për këtë: „Gjykoni vetë: a i përfaqëson vërtet interesat e zviceranëve?“ Duke vepruar kështu, ai në mënyrë implicite i mohon asaj aftësinë për të përfaqësuar zviceranët në parlament.
Në skandalin e javës së kaluar, ai i referohej koleges, këshilltare kombëtare të Bazelit si „Arschlan“ dhe sugjeroi që ajo të mos ishte zvicerane. «Ligj dhe rregull, zonja Arschlan – që në shtetin tuaj nuk ekzistonte».

