Ata ishin fshehur në bagazhin e anijes, të vendosur për të shkuar në Angli. Shtatë prej tyre u dërguan në qendrat e paraburgimit Oissel dhe Rennes
Nëntë shtetas shqiptarë u gjetën të shtunën , më 26 shtator në portin e Fécamp (Seine-Maritime) të Francës.
Herët në mëngjes, ekuipazhi i anijes, Frisium, i ankoruar në portin Verdun, vuri re se një bravë e derës ishte thyer dhe ndryshuar, informon Shtegu.com. Kapiteni i anijes njoftoi menjëherë policinë. Në bagazhin e anijes, zyrtarët zbuluan nëntë persona të moshës midis 19 dhe 46-vjeçare, të gjithë shqiptarë. Gjatë dëgjimit të tyre, ata u shpjeguan hetuesve të sigurisë në Fécamp, se donin të shkonin në Britani të Madhe.
Katër nga migrantët u dërguan në qendrën e ndalimit administrativ (CRA) në Oissel, afër Rouen dhe tre të tjerë në CRA në Rennes, me detyrimin për t`u larguar nga territori francez (OQTF). Dy të fundit u lanë të lirë.

