Nga muaji tetor, përsëri do të jetë e mundur ta kaloni natën në bujtinën më të njohur në Zvicër, Berggasthaus Aescher. Qoftë në një dhomë familjare (me shumë persona) apo nga nëntori, në një dhomë teke ose dyshe. Fundi i sezonit është planifikuar për në fund të nëntorit
„Sönd wöllkomm!“ (Jeni të mirëseardhur) është mënyra se si Berggasthaus Aescher do t`i mirëpret mysafirët e saj nga tetori jo vetëm nga dhoma e ngrënies, por edhe mysafirë që rezervojnë qëndrime gjatë natës. Dhomat në Haus am Berg mund të rezervohen përsëri, njoftzoi të martën bujtina në Facebook, informon Shtegu.com. Tani më janë rezervuar disa dhoma.
Ardhja e grupit në Berggasthaus Aescher ofron hapësirë për tetë deri në dymbëdhjetë persona. „Për shkak të masave mbrojtëse të koronavirusit, mund të regjistrohen vetëm grupe ose familje të mbyllura“, thotë Gallus Knechtle, mikpritësi i Aeschers. Nga nëntori e tutje, mund të rezervohen edhe dhoma teke dhe dyshe. Nuk është ende e sigurt se sa do të zgjasë sezoni . Është planifikuar që prenotimet të bëhen deri më 30 nëntor. „Shumë varet edhe nga moti, vitin e kaluar ka qenë e mundur edhe në nëtor“, thotë pronari. Siguria në mal varet nga dëbora.
Dhomat kanë mundur të rezervohen qysh në maj dhe në qershor të këtij viti. Për vitin e ardhshëm ende nuk ka plane. Në majë të malit, brenda natës mund të bëhet mjaft ftohtë. „Me gjithë dëshirë ofrojmë borsa dhe batanije të ngrohta“, thotë Knechtle.

