„`Faleminderit`do të thotë `danke`në gjermanisht dhe është tepër rëndë për zviceranet që ta shqiptojnë. Para këtij udhëtimi, zviceranja Theresia Hollenstein nga Brülisau nuk kishte udhëtuar asnjëherë me avion. Zviceranja tjetër, Brigitte Inderbitzin, 34, ka shëtitur pak më shumë, por gjuhë të huaj pothuajse nuk kanë përdorur deri më tani
Megjithatë, në fermën në Valbona flitet vetëm shqip. Dhe më së voni në darkën finale zvicerane , kur gratë e vendit gatuajnë për mikpritësit e tyre, ato duhet të komunikojnë me njëra-tjetrën. Shpërthen një betejë për epërsinë në kuzhinë. Përveç fermës, Kolë dhe Leze Gjoni drejtojnë një han të njohur në Alpet Shqiptare, shkruan „SRF“, transmeton Shtegu.com. Kjo do të thotë që zviceranet jo vetëm që duhet të gatuajnë për mikpritësit e tyre, por edhe për 30 mysafitë të ftuar. Por Kola dhe Lezja dyshojnë se gratë zvicerane mund ta përballojnë detyrën dhe të gatuajnë një menu shqiptare krahas tyre. Në kuzhinën e tyre të ngushtë po bëhet gjithnjë e më tepër vapë.
Por, zviceranet janë këmbëngulëse dhe asgjë nuk mund t`i largojë ato aq shpejt nga qëllimi i tyre: Ato e ndërmarrin një garë nëpër rrugët me zhavorr shqiptar, për të kapur tragetin për udhëtimin e ardhshëm, kanë hipur në 1000 metra lartësi për të shikuar një pamje fantastike të maleve malazeze dhe janë larë në një lumë kodre të ftohtë 16 gradë. Vetëm therja e keçit për darkën e fundit i irritoi zviceranet deri në kufijtë e tyre. Kur në fund të programit, Brigitte dhe Theresia zhyten në Detin Adriatik, mbi të gjitha ato janë të lumtura që e ndërmorën këtë aventurë dhe ishin në gjendje të befasoheshin nga mikpritja e madhe shqiptare.
Një dokumentar vërtetë i qëlluar, me të cilin u promovua mikpritja, tradita dhe bukuria e vendit shqiptar.
Videon mund ta ndiqni në vegzën e mëposhtme:


