Bëhet i plotfuqishëm dënimi i kosovarit që vrau brazilianin në Zvicër

Date:

Tre persona që sulmuan një grup brazilianësh në Hohenrain dhe vranë njërën viktimë, të premten janë dënuar përfundimisht nga Gjykata federale zvicerane

Gjykata federale i hodhi poshtë ankesat e tre personave që sulmuan një grup brazilianësh në Hohenrain të Lucernit në vitin 2009. Një brazilian e humbi jetën për shkak të therjes me thikë.

Të dënuarit posaçërisht i kritikuan dënimet para Gjykatës federale dhe kërkuan dënime më të lehta. Gjykatësit e Lozanës kundërshtuan të gjitha ankesat në vendimet e publikuara të premten.

Ata kanë konstatuar se Gjykata kantonale në Lucern u ka shqiptuar dënime korrekte. Në gusht të vitit 2019, autorin kryesor 33-vjeçar ajo e dënoi me burgim shtatë vjet dhe dy muaj, pasi ai e kishte përdorur thikën për goditje vdekjeprurëse, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.

Të dy bashkë-të pandehurit u liruan nga akuza e vrasjes me paramendim. Gjykata kantonale e dënoi kosovarin 28-vjeçar dhe verimaqedonasin 38-vjeçar me burgim prej tre vitesh e tre muaj. Ata gjithashtu morën gjoba të kushtëzuara për vepra të tjera penale.

Autori kryesor u fsheh në Kosovë disa muaj pas krimit. Por deri në vitin 2015 kur policia kosovare e intervistoi atë. Kjo është një nga arsyet përse procesi zgjati kaq shumë kohë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...