Një informatë e rëndësishme për bashkatdhetarët nga Zyra juridike – Begzati

184 Lexime

Sipas Shoqatës patronale (të sipërmarësve) zviceranë, punëtorët të cilët shkojnë në vendet që figurojnë në listën e „shteteve të rrezikuara“, i kanosen humbjes së realizimit të së drejtës së tyre në pagesë për periudhën dhjetëditore që duhet ta kalojnë në karantinë, pas kthimit në Zvicër.

Nëse analizohen argumentet e vlerësimeve të kësaj shoqate, një interpretim na çon në konkludim se mungesa në punë në këto raste është një pasojë e fajësisë së punëtorit (sipas tyre pra).

Në këndveshtrimin juridik, një vlerësim i tyre nuk ka një karakter shtrëngues për punëdhënësit.

Kjo nënkupton pra, në mes tjerash se, çdo ndërmarrje është e lirë në veprimet e saj.
Nga njëra anë, rekomandimet e Qeverisë zvicerane lidhur me vendet e konsideruara të „rrezikuara“ janë të freskëta.

Nga ana tjetër, sot për sot, praktika gjyqësore zvicerane nuk është shprehur qartë mbi ndonjë çështje juridike të ngjashme të kësaj natyre.

Mund të thuhet edhe ajo se shoqata në fjalë, siç duket, nuk e ka cilësuar si të arsyeshme ta thellojë qëndrimin e saj mbi promblematikat që burojnë nga pandemia.

Në fakt, i kanë shmangur, ndoshta së paku në moment, vlerësimet mbi rreziqet e humbjes së vendit të punës së një punëtori, i cili do t’i nënshtrohej karantinës, duke munguar kështu në punë brenda një kohe të caktuar.