Më 30 qershor 2020, në rrugën “Kleinhüningerstrasse” në Bazel ka shpërthyer një përleshje e dhunshme mes disa personave.
Banorët e zonës e alarmuan policinë sepse të paktën gjashtë persona ishin përfshirë në një zënkë të dhunshme në rrugë. Kjo ka sjellur deri në sulme dhe kërcënime. Me këtë rast është dashur të ndërhyjnë disa patrulla policore, shkruajnë mediat zvicerane, transmeton Shtegu.com. Gjatë kësaj është siguruar një thikë si dhe një pajisje me goditje elektrike. Kundërshtarët u kontrolluan nga policia ose u dërguan në komisariate. Një police dhe një polic u lënduan lehtë nga një grua dhe u fyen nga persona të tjerë të përfshirë.
Personat e kontrolluar janë një kosovar 15-vjeçar, një serb 16-vjeçar, një person 20 vjeç pa shtetësi, një algjerian 21-vjeçar, një portugez 23-vjeçar, një grua zvicerane 31-vjeçare dhe një 44-vjeçar kombësia e të cilit ende nuk dihet.
Rrjedha e krimit dhe arsyeja e mosmarrëveshjes ende nuk janë sqaruar dhe janë objekt i hetimit. Personat që mund të japin informacione përkatëse u kërkohet të kontaktojnë policinë për krime të Prokurorisë Publike në Basel-Stadt ose prokurorinë e të rinjve.

