Maqedonasi (32) nga Zvicra mbetet pa veturë dhe pa patentë shoferi

Date:

Një shtetas maqedonas (32) e shkatërroi xhipin e tij Audi Q7 në një barrierë të rrugës në Muri të Zvicrës. Maqedonasi 32-vjeçar është lënduar lehtë, në aksidentin e së shtunës në mëngjes.

Në Muri AG, pak pas orës 06.00 të mëngjesit të së shtunës, një shtetas maqedonas kishte dremitur mbi timon të Audi Q7 të tij, me pasoja të rënda. Si rezultat, 32-vjeçari e devijoi rrugën dhe e goditi një barrierë të rrugës, informon Shtegu.com.

Vozitësi i Audi Q7 është lënduar lehtë. Te barriera dhe xhipi janë shkaktuar dëme të konsiderueshme. Policia Kantonale në Aargau e ka denoncuar maqedonasin te prokurori publik përkatës. Përveç kësaj, atij iu mor patenta e shoferit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...