Policia Kantonale e Cyrihut, në bashkëpunim me prokurorin publik të Limmattal/Albis, ka arrestuar pesë persona në kantonet e Aargau, Zug dhe Cyrih, nën dyshimin e mashtrimit me kreditë gjatë pandemisë së koronavirusit.
Policia Kantonale e Cyrihut, në bashkëpunim të ngushtë me prokurorin publik të Limmattal / Albis, kreu një hetim mbi mashtrimin me kreditë gjatë pandemisë së koronavirusit. Disa persona dyshohet se kanë marrë kredi gjatë pandemisë që arrijnë shifrën prej disa qindra mijë frangash zvicerane nga banka të ndryshme, me të dhëna të rreme. Mashtruesit e dyshuar u arrestuan në një aksion të koordinuar me trupat përkatëse të policisë në kantonet Aargau, Zug dhe Cyrih. Dokumentet, transportuesit e të dhënave dhe pasuritë u sekuestruan gjatë kontrollit të shtëpive, informon Shtegu.com. Hetimet e mëtejshme janë duke vazhduar.
Të arrestuarit janë katër burra dhe një grua të moshës 21 deri 52 vjeç nga Kosova dhe Zvicra. Dy persona u lanë të lirë pasi u morën në pyetje nga policia ose gjyqtarët hetues; tre janë në paraburgim. Derisa të merret një gjykim i formës së prerë, të gjitha palët e përfshira konsiderohen të pafajshme.

