SHTYPI ZVICERAN: Presidenti Hashim Thaçi akuzohet për krime lufte

Date:

Një gjykatë në Hagë, të mërkurën njoftoi se presidenti aktual kosovar është akuzuar për krime kundër njerëzimit, për fakte që datojnë nga vitet 1990

Prokurorët në Gjykatën Speciale për Kosovën, të mërkurën akuzuan presidentin kosovar Hashim Thaçi për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, në lidhje me konfliktin kundër Serbisë në fund të viteve 1990. Ai është objekt i dhjetë akuzave.

Këto akuza përfshijnë akuzat e „vrasjes, zhdukjes me forcë të personave, persekutimit dhe torturës“, njoftoi gjykata me qendër në Hagë, në një deklaratë. Një gjykatës nga kjo gjykatë „aktualisht po shqyrton aktakuzën për të vendosur nëse do të konfirmojë akuzat“, ka precizuar ai.

Nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta, Hashim Thaçi u strehua në Zvicër për katër vite me radhë, para se të merrte pjesë në krijimin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), lëvizjes guerile për pavarësi. Këto akuza kanë të bëjnë edhe me Kadri Veselin, ish-kreun e inteligjencës së UÇK-së dhe liderin aktual të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), partinë e Hashim Thaçit, si dhe “persona të tjerë”.

„Aktakuza pretendon se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe të dyshuarit e tjerë të akuzuar, janë penalisht përgjegjës për gati 100 vrasje“, kanë thënë nga gjykata, informon Shtegu.com.

Raporti i Dick Marty

E krijuar në vitin 2015, Gjykata Speciale për Kosovën është përgjegjëse për hetimin e krimeve të pretenduara të kryera nga UÇK-ja, kryesisht kundër serbëve, romëve dhe kundërshtarëve shqiptarë të guerilëve gjatë dhe pas konfliktit 1998-1999. Ajo u krijua pas një hetimi ndërkombëtar, pas një raporti të Këshillit të Europës që përfshinte ish komandantët e lëvizjes për pavarësi.

Ky raport, i shkruar nga ish këshilltari shtetëror zviceran Dick Marty (PLR / TI), kishte përmendur vdekjen ose zhdukjen e 500 personave, përfshirë 400 serbë, pas tërheqjes së trupave serbe, pas bombardimit të NATO-s në qershor të vitit 1999. Ai raportoi veçanërisht për ekzekutimet masive, rrëmbimet dhe trafikimin e organeve të hequra nga viktimat.

„Unë do të përgjigjem pozitivisht“

I pyetur nga mediat në muajin prill në lidhje me një dorëheqje të mundshme nga posti i tij i presidentit, nëse akuzohet gjykata speciale për Kosovën, Hashim Thaçi ishte përgjigjur: „Pse duhet të jap dorëheqje?“ „Unë do t’i përgjigjem pozitivisht (ftesës për t’u paraqitur në gjykatë), por nuk do të jap dorëheqje“, ishte përgjigjur ai.

Të mërkurën, gjykata foli për „një fushatë të fshehtë“ nga ana e Thaçit dhe Veselit për të parandaluar krijimin e tij dhe për të ndaluar punën e tij „në mënyrë që të garantojnë që ata nuk janë sjellë para drejtësisë“. „Prokurori i specializuar e vlerësoi të domosdoshëm lëshimin e kësaj aktakuze publike për shkak të përpjekjeve të përsëritura të Hashim Thaçit dhe Kadri Veselit, për të penguar dhe minuar punën“ e gjykatës. „Përmes këtyre veprimeve, ata vendosin interesat e tyre personale para viktimave të krimeve të tyre, sundimit të ligjit dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës“, ka shkruar ai, transmeton Shtegu.com.

Disa zyrtarë të lartë kosovarë janë thirrur në gjykatë në të kaluarën. Ish-kryeministri kosovar Ramush Haradinaj dha dorëheqje në korrik të vitit 2019 pasi u thirr nga gjykata speciale, si i dyshuar.

Lufta e Kosoves

Konflikti i fundit në ish Jugosllavi, lufta e Kosovës midis forcave serbe dhe guerileve shqiptarë kosovarë, vrau më shumë se 13,000 persona (më shumë se 11,000 shqiptarë kosovarë, 2,000 serbë dhe disa qindra romë).

Ajo përfundoi, kur një fushatë e bombardimeve perëndimore detyroi forcat serbe të tërhiqeshin. Njëzet vite më vonë, Beogradi edhe më tej nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...