Një mosmarrëveshje në Pratteln BL ka qenë fatale. Nëna e re Adelina T. (24) humbi jetën nga dora e vjehrrit
Një krim i dhunshëm ka ndodhur të shtunën në një godinë apartamentesh në rrugën Muttenzstrasse në Pratteln. Nëna e re Adelina T. (24) është vrarë nga i vjehrri. Policia më pas arrestoi një person (56) në apartament.
Hulumtimi i „Blick“ ka treguar se personi i arrestuar është Bamir T., vjehrri i të ndjerës. Nusja dhe djali i tij Enes T. (27) kishin jetuar deri para një viti me nipin (4) me Bamir T. dhe bashkëshorten e tij. Pastaj familja e re u zhvendos në shtëpinë e tyre. Megjithatë, vetëm në një distancë prej pesë minutash larg, lidhjet e ngushta familjare ishin ruajtur. „Gjyshja shpesh kujdesej për djalin“, thotë një fqinj.
Mbetet ende e paqartë përse të shtunën kosovari e goditi dhe vrau nënën e nipit të tij. Një anëtar i familjes për „Blick“ ka thënë: «Ai mund të ketë vepruar në vetëmbrojtje. Ndoshta nusja e tij e ka sulmuar. Pasi edhe ai ishte plagosur, në dorë», informon Shtegu.com. Policia e Basel-Landschaft ka deklaruar se viktima është vrarë me thikë.
Sfondi i mosmarrëveshjes mund të ketë qenë divorci i planifikuar i Enesit dhe Adelina T. Burri e kishte ndërmarr fshehurazi një proces divorci me një avokat, mëson „Blick“nga anëtarët e familjes.
Kur Adelina T. mësoi për planet, ajo thuhet se ka shkuar te vjehrrit me djalin e saj katërvjeçar. Ajo mund t`i ketë fajësuar për problemet e saj martesore.
Në banesën e vjehërrve ishte shkaktuar një mosmarrëveshje, e cila përfundimisht u përshkallëzua. Sipas anëtarit të familjes, kur filloi zënka, gjyshja e kapi djalin dhe iku nga banesa. Djali nuk duhej të shikonte eskalimin e situatës.
Bashkëshortja e Bamir T. dhe tre djemtë e tij tani kanë frikë nga gjakakmarrja, shpjegon anëtari i familjes. „Tani ata janë në një vend të sigurt“.
Lagjja është në gjendje tronditëse. Aty T. njihet si një njeri i sjellshëm dhe i dobishëm. Një fqinj tregon se Bamir T. e ndihmoi atë në kopshtarinë e ballkonit. «Ai ishte shefi i familjes, punoi për të gjithë dhe e mbajti familjen së bashku. Personi i vetëm efikas në këtë familje“, tha fqinji. „Vetëm mund të shpresoj se ishte vërtetë vetëmbrojtje“.

