Ndeshje ilegale futbolli në Zvicër me një mijë shikues, policia reagon me maturi (VIDEO)

Date:

Një lojë jozyrtare e futbollit, mbrëmjen e së enjtes ka tërhequr pothuajse një mijë të rinj në Lozanë, shkruajnë mediat zvicerane. Kjo ka ndodhur edhe përkundër faktit se tubimet masive janë të ndaluara për shkak të koronavirusit.

Policia nuk arrestoi askënd, por hapi një hetim për të identifikuar ata që janë përgjegjës për ngjarjen. „Duke pasur parasysh numrin e personave të pranishëm, ndërhyrja nga policia mund të ketë qenë kundërproduktive dhe madje e rrezikshme“, tha një zëdhënës i policisë së qytetit në Lozanë, për Radio RTS të Zvicrës Perëndimore. Policia ka mbajtur distancën e tyre për të parandaluar trazirat e mundshme, informon Shtegu.com.

Loja ilegale u zhvillua në Les Boveresses, në pjesën e sipërme të qytetit. „Ne e dinim se diçka po zhvillohej atje, por nuk e dinim vendndodhjen e saktë. Prandaj, ishte e vështirë paraprakisht të ndalohej loja“, tha zëdhënësi i policisë.

Këto lloj tubimesh mes të rinjve po organizohen nëpër rrjetet sociale. Gjatë ditëve të kaluara në Kantonin Vaud kanë ndodhur më tepër lojëra të tilla.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...