Në vitin 2012, një shtetas kosovar u pagua për të vrarë një grua në Chêne-Bougeries të Gjenevës. Ai do të dëbohet nga Zvicra në vitin 2024, pasi të ketë vuajtur dy të tretat e dënimit
Kosovari i cili e kishte organizuar atentatin ndaj një gruaje në shkurt të vitit 2012 në Chêne-Bougeries, do të dëbohet nga Zvicra. Gjykata Federale hodhi poshtë ankesën e tij kundër masës që do të zbatohet në janar të vitit 2024, kur ai të ketë vuajtur dy të tretat e dënimit.
Kosovari kishte marrë njëqind mijë franga nga një menaxher i patundshmërive në Gjenevë, i cili dëshironte të hiqte qafe gruan e tij. Ai kishte akuzuar dy bashkatdhetarë për vrasjen. Në shkurt të vitit 2012, njëri nga të paguarit e sulmoi me thikë para shtëpisë së çiftit në Chêne-Bougeries me thikë dhe përfundoi duke u përpjekur ta strangulojë. Gruaja e pafat kishte shpëtuar nga një mrekulli.
I dënuar për atentat në dhjetor të vitit 2017 nga sistemi i drejtësisë në Gjenevë, ky kosovar kishte marrë 11 vjet e 6 muaj burgim. Ndërsa procedimi penal ishte ende në vazhdim, në vitin 2016 ai kishte bërë kërkesë për bashkim familjar për djalin e tij të lindur në vitin 1998 dhe që jetonte në Kosovë.
Kjo kërkesë shkoi huq, pasi Zyra e Migracionit në Gjenevë ia kishte revokuar lejeqëndrimin kërkuesit dhe urdhëroi dëbimin e tij sapo ai të dal nga burgu, shkraujnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.
Në një gjykim të publikuar të premten, Gjykata Federale konfirmoi vendimin e autoriteteve të Gjenevës. Ai nënvizon peshën ekstreme të fakteve dhe tendencën për t’i minimizuar ato nga një autor që veproi nga lakmia e pastër, kur ai kishte një situatë të rehatshme sociale dhe profesionale.
Për instancën e dytë të gjykatës, borxhi i lartë i ankuesit – më shumë se 700,000 franga zviceraane – mund të ngjall frikën e një vepre të përsëritur. Kosovari nuk mund të bazohet më në lidhje të tilla të ngushta me partnerin dhe vajzën e tij, të lindur në vitin 2016, gjë që do të justifikonte vazhdimin e qëndrimit të tij në Zvicër.
Më në fund, vendimi për revokimin e lejeqëndrimit dhe kthimit nuk duket i parakohshëm. Në të vërtetë, ishte ankuesi që e përshpejtoi atë duke paraqitur një kërkesë për bashkim familjar dhe duke insistuar vazhdimisht me administratën që të merrej një vendim.

