Shoqata vullnetare e zjarrfikësve SHVZ „Bajram Miftari“ nga Shkupi, po bën një punë të mrekullueshme në këtë kohë të krizës së koronavirusit. Në të vërtetë, ajo vullnetarisht e ka marr përsipër që ta dezinfektojë sallën sportive „Shaban Tërstena“ në Shkup, në mënyrë që ekipi i basketbollit KB Shkupi të mund t`i kryej ushtrimet e nevojshme.
Enver Miftari, trajner i KB Shkupi, në emër të klubit e ka falënderuar komandantin Nuredin Mustafa dhe shoqatën e zjarrfikësve, duke shprehur gatishmërinë për t`ia filluar stërvitjeve në palestër.


