Kosovari (19) shkatërron BMW-në, „mall i babait“

Date:

Pasditen e së premtes ka ndodhur një aksident në Safenwil të Zvicrës. Një kosovar (19) humbi kontrollin mbi BMë-në e prindit që ia kishte „huazuar“ dhe u përplas në shtyllën e betonit në rrugën „Klausenpass“.

Dëmi është total! Vozitësi i ri po vinte nga Köllikeni në drejtim të Safenwilit, pasditen e së premtes, rreth orës 16.00.

Gjatë kthimit në anën e djathtë, në rrugën „Klausenpass“, vozitësi i BMW-së me siguri e ka marr pak më shpejt kthesën, siç i shpjegoi ai Policisë kantonale të Aargaut. Pastaj u shkatërrua pjesa e pasme e makinës dhe BMë doli nga rruga, informon Shtegu.com. Atje kosovari më në fund u përplas në shtyllën e betonit të mbikalimit me makinën e tij bolid.

Sikurse vozitësi i BMW-së, po ashtu edhe bashkudhëtari i tij u plagosën lehtë gjatë përplasjes. Të dy është dashur të përkujdesen në spital. BMW-ja është dëmtuar tërësisht, ndërsa rruga ka qenë e mbyllur për rreth një orë e gjysmë për shkak të aksidentit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...