DioGuardi: Pastrimi etnik i heshtur i shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Date:

Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane i duartrokit artikullit të Dr. Vlora Ferati-Sachsenmaier (e lindur në Medvegjë) të botuar më 8 maj në Albanian Daily News, me titull: „Serbia po shpopullon shqiptarët nga Lugina e Preshevës në nivele alarmante.“

Lidhja Qytetare gjithashtu i duartrokit Kryetares së Parlamentit të Kosovës Vjosa Osmanit për lëshimin e një deklarate publike më 12 maj, duke e akuzuar qeverinë serbe se po pastronte etnikisht shqiptarët nga Lugina e Preshevës dhe këmbëngul se „Republika e Kosovës nuk mund të heshtë më“ për këtë realitet .

Lidhja Qytetare Shqiptaro Amerikane ka tërheqë vëmendjen lidhur me gjendjen e vështirë të shqiptarëve në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc që nga përfundimi i luftës në Kosovë, duke e kaluar kufirin për në Konçul në mars të vitit 2001 dhe takuar me drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës, dhe Bujanocit (UÇPMB) për të punuar në një plan për paqe; duke i mbajtur takimet në Gjilan me liderët politikë të Luginës së Preshevës gjatë shtatë viteve në vazhdim; dhe sjelljen e disa liderëve që të takohen me Anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, herën e fundit në vitin 2019.

Në vitin 2009, Shirley Cloyes DioGuardi botoi „Shpalosja e krizës në Luginën e Preshevës“, ku e sjellë vëmendjen lidhur me arrestimin, torturimin dhe burgosjen e dhjetë burrave shqiptarë më 26 dhjetor 2008 në Luginën e Preshevës me pretendim (por të rrejshëm) të krimeve të luftës të kryera në vitin 1999 gjatë luftës në Kosovë. Lidhja Qytetare e filloi një përpjekje që të arrijë lirimin e tyre nga burgu e cila zgjati një vjet dhe nuk pati sukses.

Sinqerisht,

Shirley Cloyes DioGuardi                            Joseph J. DioGuardi
Keshilltare per Ceshtje te Ballkanit              President

/Shtegu.com/

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...