Ish futbollisti shqiptar Ervin Skela kthehet në Eintracht

Date:

Ish profesionisti i Bundesligës, Ervin Skela nga sezoni i ardhshëm do të jetë një ndihmëstrajner për ekipin U17 i Eintracht Frankfurt.

Këtë e bëri të ditur klubi i futbollit hesian. Shqiptari 43-vjeçar ka luajtur më parë për Eintracht, Energie Cottbus dhe 1. FC Kaiserslautern dhe nga vera do të ndihmojë trajnerin e ri Sandro Stuppia (32), shkruajnë mediat gjermane, përcjell Shtegu.com.

Ervini, i cili këpucët e futbollit për SGE i mbathi nga 2001 në 2004, angazhimin e tij të ardhshëm në Eintracht e përshkroi si „një fillim të shkëlqyeshëm“, por shtoi:

„Do të më mungojnë vetëm djemtë nga shkolla e futbollit. Por sigurisht që do të kem mundësinë për të ndihmuar atje“.

Nga viti 2001 deri në 2004, tifozët e Eintracht e përkrahnin fuqishëm Ervin Skelën – kjo ka lënë një përshtypje të dukshme

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...