Policia në Eindhoven zbuloi 12.5 milionë euro para të gatshme, në një dhomë të fshehur në një apartament. Kjo është shuma më e lartë e gjetur ndonjëherë në një vend në Holandë, njoftoi policia holandeze të mërkurën, informon Shtegu.com.
Nën dyshimin e pastrimit të parave, tashmë është arrestuar një 35-vjeçar.
Nuk ishte vetëm një shumë veçanërisht e madhe, por edhe një vlerë veçanërisht e rëndë. Sepse sipas policisë, bankënotat nga 5 deri në 500 euro, kanë peshuar gjithsej 255 kg. Hetuesit është dashur t`i konfiskonin paratë në disa çanta të mëdha blerjesh. Ata gjithashtu siguruan armë zjarri dhe një numërator parash.
Policia supozon se këto të holla janë nga krimi i organizuar. Në lidhje me hetimin në vazhdim, nuk u zbulua se si ishin shënjestruar nga hetuesit personi i arrestuar dhe banesa.

