Djaloshi shqiptar nga fshati i zhdukur në Maqedoninë e Veriut, ndër studentët më të mirë të Mjekësisë

Date:

Dobrina ishte një fshat i Karshiakës, i izoluar në brendinë e Komunës së Zelenikovës, në rrethinën e Shkupit. Deri nga fundi i dekadës së kaluar, fshati ishte i banuar me vetëm dy shtëpi me familje shqiptare, të cilat nën injorimin e tërësishëm të strukturave shtetërore e partiake, ishin të detyruara të zhvendosen në afërsi të qytetit, Më saktësisht, familja e fundit, ajo e Sabedin Rustemit, u zhvendos në fshatin Moranë të Shkupit.

Kushtet e rënda e të mjerueshme në shkollën e atëhershme fillore në fshatin Dobrinë, nuk ishin ndonjë pengesë e madhe për të birin e Sabedinit, Jasin Rustemin, i cili në borë e në shi, me këmbëngulje të pashoq, dëshironte ta shuajë etjen e tij për të mësuar e për të depërtuar në binarët e një jete pak sa më dinjitoze.

Dhe, këmbëngulësia e tij prej një vogëlushi të njomë e të lënë nën mëshirën e jetës së rëndë në fshatin tashmë të zhdukur nga harta e botës, Dobrinë, u shpagua. Jasini tani është duke i ndjekur me sukses studimet në Fakultetin shtetëror të Mjekësisë në Shkup, në vitin e dytë akademik, ndërsa vitin e parë e kreu me notën mesatare 9,1, informon Shtegu.com. Një sukses vërtetë I mahnitshëm, duke pasur parasysh se në shkolën fillore të fshatit, mësimet i kishte ndjekur me paralele të kombinuara, një system i cili nuk garanton shumë sukses për studime të mëtutjeshme. Përpos kësaj, Jasini është edhe delegat i po të njjëjtit fakultet, të zgjedhur nga të gjithë studentët e tij, ndërsa me vota anonime u zgjodh edhe delagat në këshillin e fakultetit.

Vullneti i tij i çeliktë, nuk e lejon që të ndryshojë itinerarin e tij për të përfunduar shkollimin. Të shpresojmë se Jasini do të jetë shembull i gjeneratave më të reja, si një luftëtar i paepur për të nxënë sa më shumë dituri.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...