Shtatë praktikantë nga Prishtina nuk po mund të shkojnë në Gjermani

Date:

Shkolla e infermierisë në Ahlen të Gjermanisë, është në pritje të shtatë praktikantëve që aktualisht janë në Prishtinë dhe nuk po mund të vijnë në Gjermani. Për këtë, kryebashkiaku Dr. Alexander Berger, ka kërkuar mbështetje.

Në një letër drejtuar parlamentarëve federalë dhe shtetërorë dhe zyrtarëve qeveritarë, kryebashkiaku Alexander Berger është angazhuar që shtatë kandidatët të kualifikuar nga Kosova, së shpejti të mund të fillojnë trajnimin e tyre në shkollën e Infermierisë St. Franziskus. Për shkak të krizës së koronavirusit dhe ndalesës së hyrjes në Gjermani, praktikantët po qëndrojnë me të afërmit dhe miqtë në kryeqytetin e Prishtinës. Të gjithë ata kanë nënshkruar kontrata trajnimi me shkollën e infermierisë në Ahlen, shkruan „ëN“, transmeton Shtegu.com.

„Po ju drejtohem me një kërkesë urgjente“, është shkruar në letër, e cila ndër të tjera u drejtohet anëtarëve të Bundestagut, Reinhold Sendker (CDU) dhe Bernhard Daldrup (SPD). Berger vë në dukje situatën e praktikantëve që drejtoria e Spitalit St. Franziskus ishte në gjendje t`i fitonte në Kosovë pas intervistave të suksesshme për punë. „Përkundër sfondit që kemi nevojë urgjente për personelin mjekësor dhe të infermierisë për mbështetje në Gjermani, që tani vuajmë nga mungesa e stafit infermieror, se ka praktikantë të motivuar në Prishtinë që plotësojnë të gjitha kërkesat për fillimin e trajnimit në Gjermani, unë mbështes fuqimisht kërkesën e drejtorisë, për të garantuar hyrjen e të trajnuarve“.

Alexander Berger u kërkon atyre që u drejtohet, që të bëjnë gjithçka që është në fuqinë e tyre për t’u mundësuar të rinjve ardhjen në Gjermani – „nga ndihma e të cilëve ne jemi të varur në mënyrë të besueshme“.

Kryebashkiaku shpreson për rrethana të jashtëzakonshme që lejojnë hyrjen si pjesë të ndihmës humanitare ose të mbështesin infrastrukturat mjekësore.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...