Burgim i përjetshëm për kosovarin që vrau bashkëshorten në Gjermani

Date:

Beçir H. (55) nga Künzelli i Gjermanisë, rë enjten e kaluar është dënuar me burg të përjetshëm për motive tradhëtie të gruas së tij, Sanie (52)

Beçir H., lindur në Kosovë, më 14 qershor 2019 e goditi me thikë 52-vjeçaren në veturën e tij, në një vendparkim. Kryetari i trupit gjykues, në arsyetimin e gjykimit tha se i akuzuari kishte shfrytëzuar me dashje mungesën e mbrojtjes së gruas. Ajo nuk kishte llogartitur në sulmin fatal, shkruan „Bild“, transmeton Shtegu.com. Paraprakisht, i akuzuari në veturë i kishte fshehur pesë thika dhe më pas e ka goditur me forcë brutale nga xhelozia dhe pakënaqësia e pabazuar.

Kur në vitin 2017 kosovari 55-vjeçar mbeti i papunë, ai gjithashtu vërejti se roli i tij si shef i familjes po zbehej, tha gjykatësi. Gruaja e tij Sania, familjen e kishte menaxhuar e vetme me të ardhurat e saj dhe gjithashtu kujdesej për gjashtë fëmijët, ndërsa të akuzuarit i kishte shërbyer gjatë ditës.

Beçir H., personalisht kishte qëndruar i heshtur gjatë gjykimit, por më në fund e pranoi: „Unë jam fajtor“. Vnedimi ende nuk është përfundimtar. I akuzuari mund të paraqesë ankesë brenda një jave. Avokati i tij mbrojtës dëshiron të diskutojë çështjen me të.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...