Vajza dymbëdhjetëvjeçare në Belgjikë vdes nga koronavirusi

Date:

Virusi dhe pasojat e tij të tmerrshme: Në Belgjikë, një vajzë dymbëdhjetëvjeçare vdiq si rezultat i infektimit me koronavirus, shkruajnë mediat belge.

Ky është rasti i parë i vdekjes së një fëmije në Belgjikë. Javën e kaluar, vdekja e një gjashtëmbëdhjetëvjeçareje afër Parisiti, kishte tronditur Francën.

„Ky është një rast shumë i rrallë, por na tronditi shumë“, tha përgjegjësi për pandeminë e koronavirusit në Bruksel. Paraprakisht, fëmija kishte pasur ethe për tre ditë me radhë, informon Shtegu.com.

„Pas tre ditësh nën ethe, gjendja e fëmijës papritmas u përkeqësua“, e citon virologun Steven Van Gucht portali online „Grenachedo“. „Por ky rast është një përjashtim, nuk është rregull. Ne nuk e dimë përse nganjëherë nuk shkon si duhet“.

Sipas shifrave zyrtare, në Belgjikë numri i infeksioneve të konfirmuara zyrtarisht është rritur në 12.775; Më shumë se 700 persona vdiqën si pasojë e sëmundjes së mushkërive Covid-19 të shkaktuar nga virusi.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...