Në këto kohë të vështira, ata po bëjnë gjëra pothuajse mbinjerëzore: Heronjtë me mantelë të bardhë. Pavarësisht nëse nëpër spitale, ordinanca mjekësore apo farmaci. Përpjekjet e tyre merituan një falënderim të madh: Të premten, në ora 12.30, ata u shpërblyen në të gjithë Zvicrën me duartrokitje frenetike. Një video që ka arritur në redaksinë tonë nga kryeqyteti helvet, sikur është bërë virale, pasi kryeqytetasit vërtetë e kanë realizuar pĕr mrekulli këtë aksion.

