Aktualisht janë mbyllur shumë vendkalime kufitare. Nga kjo janë duke vuajtur veanërisht çftet binacionale, si psh Luana nga St Margrethen dhe Gabrieli nga Vorarlbergi i Austrisë.
Çiftet që kanë një marrëdhënie ndërkufitare aktualisht kanë vështirësi. Pasi Zvicra dhe vendet fqinje si Gjermania, Italia dhe Austria i mbyllën kufijtë për pjesën më të madhe në fillim të kësaj jave, shumë të dashuruar nuk mund ta takojnë më njeri-tjetrin. E prekur është edhe 19-vjeçarja Luana nga St. Margrethen SG. Praktikantja e kualifikuar, është në lidhje me të dashurin e saj Gabrielin (19) për gati dy vjet. Edhe pse çifti është takuar rregullisht disa herë në javë, që nga e hëna atyre nuk u është lejuar të takohen. Sepse: Luana jeton në Zvicër, ndërsa Gabrieli në Vorarlberg të Austrisë.
„Për shkak të mbylljes së kufinjve, askush nuk e di se kur do ta shohim njëri-tjetrin. Është thjesht dëshpëruese”, thotë me zë të lartë Luana. 19-vjeçarja ka tentuar të kalojë në këmbë kufirin të martën. Por ajo ishte penguar të hynte në Austri: „Një roje kufitare erdhi tek unë menjëherë dhe më pyeti se çfarë po bëja këtu. Unë i thashë asaj se doja ta shihja mikun tim“.
Por, vajza e re nuk hasi në mirëkuptim: „Zyrtari doganor u përgjigj se do të më duhej të kthehem, vetëm në rast se kam lejeqëndrim apo punë“. Meqenëse Luana jeton dhe punon në Zvicër, ajo nuk ka ndonjë leje pune dhe iu desh të kthehej në shtëpi. I dashuri i saj, Gabrieli gjithashtu nuk lejohet më të hyjë në Zvicër, sipas udhëzimeve të reja federale. Çifti banon vetëm në më pak se tetë kilometra distancë.
19-vjeçarja nuk e gjen të drejtë qasjen e qeverisë federale: „Unë e kuptoj që kufinjtë duhej të mbylleshin për shkak të koronavirusit, por ka edhe shumë kalimtarë të kufirit nga Austria në doganë. Pra, në këtë kohë puna lejohet, e dashuria nuk lejohet». Edhe Gabrieli e sheh atë në një mënyrë të ngjashme: „Ne të dy jemi shumë të mërzitur dhe nuk e kuptojmë plotësisht këtë masë“, thotë ai për „20 Minuten“, përcjell Shtegu.com. Çifti tani po përpiqen të bëjnë më të mirën në këtë situatë dhe të mos e humbasin nga sytë njëri-tjetrit.
«Fatkeqësisht ne nuk mund të ndryshojmë asgjë për momentin. Kështu që ne flasim shumë në telefon – kryesisht përmes video chat».
Administrata Federale e Doganave (FCA) konfirmon që hyrja në Zvicër i nënshtrohet të caktuara: «Në thelb, hyrja në Zvicër vlen vetëm për shtetas zviceranë, persona me lejeqëndrim në Zvicër dhe persona që punojnë». Tranziti dhe trafiku i mallrave janë ende të lejuara. „Kjo masë shërben për të mbrojtur popullsinë zvicerane dhe për të ruajtur kapacitetet në sistemin zviceran të kujdesit shëndetësor“, thotë zëdhënësi Matthias Simmen.
Zëdhënësi i departamentit për Ministrinë Federale të Brendshme Austriake, thotë: «Personat që duan të hyjnë në Austri nga Italia, Zvicra dhe Lihtenshtajni duhet të kenë me vete një certifikatë mjekësore për gjendjen e tyre shëndetësore dhe duhet të tregojnë se testi biologjik molekular për Sars CoV-2 është negativ». Për më tepër, testi i koronavirusit dhe çertifikata nuk duhet të jenë më të vjetra se katër ditë.
„Meqenëse virusi nuk bën përjashtim as në dashuri, pra nuk ka përjashtime të jashtzakonshme“, tha Pölzl. Përjashtimi i vetëm janë shtetasit austriakë ose njerëzit që banojnë atje. Këta persona lejohen të hyjnë në vend, por duhet të jenë në karantinë për 14 ditë. Pölzl thotë kështu: „Në botën e sotme në rrjet, video telefonia ose telefonia, por edhe ndonjë letër romantike, nëse konsiderohet e modës së vjetër, do të ishte një alternativë e mirë për të mbajtur gjallë flakët e pasionit“.

