Në këto kohë të vështira, ata po bëjnë gjëra pothuajse mbinjerëzore: Heronjtë me mantelë të bardhë. Pavarësisht nëse nëpër spitale, ordinanca mjekësore apo farmaci. Përpjekjet e tyre meritojnë një falënderim të madh: Sot në orën 12.30, priten duartrokitje për ta në të gjithë Zvicrën. Ju lutemi merrni pjesë dhe sipas mundësisë na e dërgoni videon tuaj!
Kështu fillon shkrimin e përditshmja zvicerane „Blick“ e cila thekson se sot Zvicra do të thotë faleminderit! Faleminderit heroinave dhe heronjve tanë me mantelë të bardhë që po bëjnë punë mbinjerëzore në luftën kundër koronavirusit çdo ditë nëpër spitalet, ordinancat mjekësore dhe farmacitë. Të gjithë mund t’ju mbështesim! Duke ndjekur rregullat e higjienës për të ngadalësuar përfundimisht përhapjen e virusit. Një gjest nga shumica me të cilin e tregojmë solidaritetin tonë ndaj këtyre forcave.
Sot në orën 12.30 do të dëshironim të gjithë të dalim në dritare ose ballkone. Dhe të duartrokasim për një minutë, informon Shtegu.com. Gjashtëdhjetë sekonda solidariteti vokal për ndihmësit tanë me mantelë të bardhë, te të cilët tani jemi mbështetur – më i fortë se kurrë.
Përgjigja ndaj fushatës ishte shumë e madhe paraprakisht. Drejtuesit e taksistëve kanë njoftuar se do t`u bien burive të tyre. Punonjësit e SBB gjithashtu duan të marrin pjesë. Edhe vozitësit e autobusëve të postës gjithashtu do të jenë pjesëmarrës. Ndërsa nxënësit kanë njoftuar se do të dërgojnë vizatime!
Sot pra, në mesditë e gjithë Zvicra atyre do t`u thotë: „Faleminderit, Danke, Merci, Grazie, Grazia“.

