Rrëfehet futbollisti i talentuar shqiptar nga Gjermania i infektuar me koronavirus

Date:

Në vitin 2017 ai ishte një nga talentet më të mëdha sulmuese në Gjermani dhe ishte golashënuesi më i mirë në U 19 Kaiserslauternit.

Por karriera e futbollistit kosovar Valdrin Mustafës (22) nuk ishte edhe aq e qetë. Pasi ai nuk pati asnjë rast në FC Kaiserslautern, tani ai është përqendruar si golashënues te U23 të Hanoverit.

Valdrini është futbollisti i parë profesionist i krahinës Saarland të Gjermanisë që vuan nga korobavirusi dhe aktualisht është në karantinë me prindërit dhe tre vëllezërit e tij, në shtëpinë e tij në Rehlingen. „Revista Forum“ ishte e para që raportoi për të, transmeton Shtegu.com.
Valdrini thotë në një mënyrë shumë reflektuese: “Po bënim shaka në kabinë, por në të vërtetë as që na shkonte mendja te kjo sëmundje. Vetëm kur i mbyllën shkollat, ​​kur kuptova se ishte një çështje brenda familjes, atëherë fillova të merresha me të“.

Lidhur me simptomat e tij, ai thotë: „Ndjehem sikur kam një infeksion të gripit“.

Në Kosovë, vendlindja e prindërve të tij dhe për ekipin e juniorëve të të cilit Valdrini ka luajtur, lajmi për sëmundjen e tij u prit shumë më me intensiv sesa në Gjermani.

Valdrini: „Mora një mijë urata për shërim dhe vazhdimisht më thërrasin mediat nga Kosova. Duhet thënë se koronavirusi nuk ka qenë një çështje madhore deri më tani, pasi janë të sëmurë vetëm pak persona. Dhe shpresoj që të mbetet në këtë mënyrë“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...