Natën, nga e marta në të mërkurë, një tërmet me fuqi prej 2.6 shkallë sipas Rihterit ka goditur Zvicrën në rrethinën e Montreux. Dridhja ka mundur të ndjehet në rajon, shkruan „20 Minutes“, transmeton Shtegu.com.
Toka është dridhur në rrethinën e Montreux, herët në mëngjes, ka rrëfyer për gazetën në fjalë një dëshmitar. Tërmeti me fuqi prej 2.6 shkallë sipas Rihterit ndodhi në orën 02.54 të mëngjesit në një thellësi prej 9 km, sipas shërbimit sizmiologjik zviceran. Tërmeti ka mundur të ndjehet në Riviera, në Chablais, Veveyse dhe Gruyère. Sidoqoftë, nuk pritet ndonjë raportim për dëmtime të ndërtesave, sipas portalit të rreziqeve natyrore të Konfederatës.

