Shtyhet për vitin 2021 festivali më i madh shqiptar në Zvicër

Date:

Alba Festivali në hapësirat e Hardturmit, në vitin 2019 ishte një sukses i madh. Për shkak të koronavirusit, manifestimi i sivjetëm është anuluar.

Superyjet si Rita Ora, mijëra vizitorë dhe pa ndonjë incident – Alba Festivali filloi me vrull të madh në verën e vitit 2019 në hapësirat e Hardturmit, me mbi 20,000 vizitorë dhe tani llogaritet festivali më i madh në Europë për muzikën shqiptare pop dhe hip-hop. Të gjithë artistët performues kanë rrënjë në Shqipëri apo Kosovë, shkruajnë mediat zvicerane, transmeton Shtegu.com.

Për edicionin e ardhshëm të Alba Festivalit, megjithatë, vizitorët duhet të jenë të durueshëm: „Për shkak të zhvillimeve të fundit në lidhje me koronavirusin, Alba Festivali do të shtyhet për në verën e vitit 2021“, thotë bashkorganizatori Adem Morina. Atij i vjen shumë keq për këtë. „Shumica prej artistëve shprehën dëshirë të vijnë përsëri në Cyrih, sepse u pëlqeu shumë edicioni i parë“, tha Morina. Për shkak të situatës aktuale, nuk ka siguri të planifikimit. „Për më tepër, siguria e vizitorëve është përparësia kryesore në Alba Festivalin“. Mbetet ende e paqartë se ku do të zhvillohet festivali në vitin 2021: „Shpresojmë të rikthehemi në hapësirat e Hardturmit“.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...