Kompania “Dauti Komerc”, përmes një komunikate me shkrim i ka njoftuar të gjithë qyetetarët e Maqedonisë se kjo kompani ka sasi të konsiderueshme të artikujve ushqimorë dhe në mënyrë të pandarë do të bëjë distribuimin e materialeve ushqimore në të gjitha marketet në territorin e Maqedonisë së Veriut.
”Duke marë parasysh situatën e krijuar me virusin COVID19, i njoftojmë të gjithë qytetarët e vendit tonë se ne si kompani importuese gjenerale e një game të gjërë produktesh do vazhdojmë rregullisht t’i furnizojmë të gjitha marketet me artikuj ushqimorë.
Në depotë e kompanisë tonë ka një sasi të konsiderueshme të artikujve ushqimorë që mund të plotësojnë nevojat e qytetarëve për pesë muajt e ardhshëm”, thuhet në njoftimin e kompanisë, Dauti Komerc.
Ndërkohë edhe pronari i kësaj kompanie, Xhemail Dauti gjatë takimit që ka realizuar me ministrin e ekonomisë, Kreshnik Bekteshi së bashku me pronarët dhe menaxherët e marketeve si dhe distributorët, ka potencuar se ka mjaftueshëm rezerva ushqimore për produktet bazë.
“Vetëm javën që shkoi kishim turbulencë në rrjedhën e distrubuimit, duke pasur parasysh që qeveria dhe MPJ-ja me urgjencë hapi korridore me vendet që kishin ndalesë, prej dje korridoret dhe rrjedhja e mallrave vazhdon pa problem. Në vendet tona kemi stoqe për afat kohor njëmujor. Mirëpo kemi rrjedhë në kontinuitet të produkteve. Produkte dhe mallra do të ketë”-tha Xhemal Dauti.
Ndërkaq importuesit e dhe distributorët theksuan se nëpër depot në Maqedoninë e Veriut ka mjaftueshëm rezerva për periudhë njëmujore dhe se qarkullimi i mallrave po vazhdon, respektivisht do të ketë mallra të reja. Aktuale.mk
Dauti Komerc: Mos bëni panik, në depot tona ka artikuj ushqimorë për pesë muajt e ardhshëm
Date:

