Pas të shtënave mbi kushëririn në veturë: Kosovari dënohet me shtatë vite e gjysmë burg

Date:

Kosovari që qëlloi mbi veturën e kushëririt të tij në Spreitenbach, në vitin 2016, duhet të qëndrojë pas hekurave për shtatë vite e gjysmë. Paraprakisht, Gjykata e Rrethit në Baden atë e kishte dënuar me gjashtë vite burg.

Ai kurrë nuk kishte menduar ta vriste kushëririn e tij, Liridonin. «Doja ta trembja. Më në fund desha t’i qëroja hesapet“, i tha Kushtrimi Gjykatës Supreme. Një natë marsi të vitit 2016, një mosmarrëveshje e gjatë mes dy kushërinjve në Spreitenbach u përshkallëzua. Kushtrimi u përpoq të ballafaqohej me kushëririn e tij, kur ai refuzoi të dilte nga vetura dhe nuk e mori seriozisht zënkën, atëherë ai gjuajti tre të shtëna në veturën e Liridonit. Pak kohë më vonë në Bareggtunnel, Mercedesi mori flakë pasi njëri prej plumbave e kishte goditur elektronikën e veturës. Liridoni vrapoi në këmbë nëpër tunel dhe Kushtrimi e ndiqte. Një skenë si nëpër filma, shkruan „Aargauer Zeitung“, përcjell Shtegu.com.

Sidoqoftë, kryetari i gjykatës nuk ishte në gjendje të bindej me arsyen e Kushtrimit për shkrepjen e të shtënave mbi veturën e kushëririt. Trupi gjykues e gjeti fajtor për tentativë vrasjeje të premten dhe e dënoi me 7.5 vite burg. Kështu, ata e konfirmuan vendimin e Gjykatës së Rrethit në Baden, por edhe ia rritën dënimin. Gjykata e ultë e kishte dënuar Kushtrimin me gjashtë vite burg.

Liridon, i cili konsiderohet viktimë dhe paditës privat nga shkëmbimi i zjarrit, kësaj radhe nuk ishte i pranishëm në gjyq.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...