Te ky ajvar perimesh është paralajëmruar kujdes nga gjiganti tregtar Spar, në Gjermani. Siç njofton tani Spar, duhet të tërhiqen dy seri të ajvarit sepse dyshohet në praninë e substancave të huaja.
Në produktin „Spar Premium Ajvar“ nga Maqedonia e Veriut, në kavanozin prej 330 gramësh, gjatë një kontrolli rutinë të cilësisë, është gjetur një ndotje e mundshme nga substanca të huaja, shkruajnë mediat gjermane, informon Shtegu.com.
Prandaj Spar e tërheq nga tregu këtë produkt përsëri si masë paraprake. Konsumatorëve u kërkohet të mos e konsumojnë produktin me afat skadues deri më 04.09.2022 dhe 05.09.2022 (Shifrat: LA160012 dhe LA160016).
Produktet e prekura nuk mund të blihen më. Të gjitha varietetet e tjera të ajvarit që shiten në Spar, nuk preken nga tërheqja.
Të gjithë klientët që tashmë kanë blerë një nga produktet e prekur potencialisht, natyrisht se mund ta kthejnë atë në dyqanin më të afërt Spar, Eurospar ose Interspar ose Maximarkt. Konsumatorëve do t’ju kthehet çmimi i blerjes edhe pa llogari të blerjes.

