Në këto momente të rënda të përhapjes së korona virusit nëpër Europë, kur shumica janë izoluar nëpër shtëpitë e tyre, një video që na ka arritur nga Franca do të ndikojë në relaksimin dhe disponimin tuaj nga dy muzikantë virtuozë nga Shqipëria.
Me ftesë të Juliette Luljeta Meco, piktore dhe skulptore që jeton për gati 20 vite në Metz të Francës, Dhurata Lazo dhe Zija Bushi Bejleri performuan në Woippy me njërin nga koncertet e tyre të rrallë në Francë. La Maison Pour Tous pati kënaqësinë t’i mirëpresë këta tre artistë për një mbrëmje të jashtëzakonshme, informon Shtegu.com.
Në vazhdim ndiqeni videon në fjalë:

