Tragjedi e rëndë në Gjermani, treni mbyt nënën me dy fëmijë

Date:

Një karrocë e gjelbër për fëmijë qëndron pranë binarëve – dëshmia e fundit se të shtunën rreth orës 18.00, në stacionin “Mannheim-Luzenberg” ka ndodhur një tragjedi e rëndë.

Një nënë 30-vjeçare po kalonte binarët e trenit me vajzën e saj njëvjeçare dhe djalin e saj trevjeçar, duke dashur të shkonte në drejtim të rrugës „Stationsstrasse“.

Pastaj erdhi një tren mallrash, i cili goditi nënën dhe fëmijët – që të tre vdesin nga goditja e fuqishme, shkruan „Bild“, transmeton Shtegu.com.

Nuk ka ndonjë indikacion se dikush tjetër mund të ketë pasur gisht në këtë tragjedi, hetuesit supozojnë se bëhet fjalë për një aksident.

Identiteti i viktimave ende nuk dihet. Sipas hetimeve të para, dyshohet se bëhet fjalë për një grua nga Europa Juglindore.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...