Loredana është dashur të anulojë turneun e saj aktual për shkak të krizës së koronavirusit. Tani reperja shqiptare nga Lucerni është shtrirë në shtrat me simptoma.
Të martën, Loredana filloi turneun e saj të parë në Leipzig. Por seriali i planifikuar i koncerteve „King Lori“ tashmë ka përfunduar më herët se ç`i shte paraparë: Si rezultat i ndalimit të manifestimeve në Gjermani dhe Zvicër, reperja nga Lucerni është dashur t`i anulojë të gjitha koncertet.
Tani Loredana është brengosur nëse ajo personalisht është e infektuar me virusin. „Unë po qëndroj e shtrirë në shtrat me ethe, dhimbje të fytit dhe mushkërive dhe po pi çaj“, ka raportuar 24-vjeçarja për kollitjen në një postim në Instagram të shtunën. Së pari turneu, tani sëmundja – ate vërtet po e ndjek një fat i keq, shkruajnë mediat zvicerane, përcjell Shtegu.com.
Për të sqaruar nëse simptomat e saj janë në fakt rezultat i një infeksioni të koronavirusit, ajo në të vërtetë do të donte të testohej, vazhdon Loredana. Sidoqoftë, asgjë nuk do të ketë nga kjo: «Unë i thirra, por ata thanë që nuk mund të bënin një provë. Përparësi u jepet njerëzve që janë mbi 65 vjeç».
Ata i kishin thënë asaj në telefon që të qëndronte në shtëpi për siguri. Në rrëfimin e saj në Insta, Loredana nuk u pronocua nëse ekziston dikush rreth saj është i infektuar nga virusi dhe kush mund ta ketë kontraktuar atë.

