Sindikata zvicerane Unia i ka kërkuar Këshillit Federal të ndajë të paktën 4 miliardë franga për të garantuar pagat dhe për të mbrojtur punëtorët e kërcënuar nga koronavirusi, kundër largimit nga puna.
Sindikata më e madhe zvicerane gjithashtu ka njoftuar se pret masa të caktuara për personat e moshës mbi 50-vjeçare, programet e stabilizimit për sektorët më të prekur dhe masa për të siguruar shëndetin e tyre.
„Situata e jashtëzakonshme kërkon masa të jashtëzakonshme“, është prononcuar Unia në një deklaratë. Duke theksuar se punëtorët e pasigurt dhe punonjësit me pagë të ulët në sektorin e shërbimeve janë veçanërisht të rrezikuar: Kriza dhe menaxhimi i saj nuk duhet të peshojnë mbi supet e tyre. Për t’i mbrojtur ata, autoritetet ftohen të ndërmarrin veprime të menjëhershme duke ndërmarrë masat e duhura dhe duke siguruar fondet e nevojshme.
Sipas Unia, institucionet publike duhet të krijojë një fond prej të paktën 4 miliardë frangash për të financuar pesë qasje që duhet të ndiqen:
1. Sigurimi i pagave: Nëse kompanitë zvogëlojnë aktivitetet e tyre për shkak të masave zyrtare ose një rënie ekonomike, sektori publik duhet të sigurojë që pagat të vazhdojnë të paguhen gjatë krizës, përfshirë edhe përmes kompensimit të punës me kohë të shkurtër.
Zëvendësimi i plotë i pagës, kjo do të thotë kompensim për humbjen e punës me kohë të shkurtër
Zgjatja e punës me kohë të shkurtër te punonjësit në kushte të pasigurta
Kompensimi për mungesë për shkak të detyrimeve për kujdesin ndaj fëmijëve
- Likuiditeti për ndërmarrjet – Pa pushime nga puna: Kompanitë në vështirësi financiare duhet të jenë në gjendje të ruajnë likuiditetin e tyre me një garanci të rrezikut të eksportit ose zgjidhje të brendshme. Në të kundërtën, ata marrin përsipër që të mos largojnë askend nga puna.
Për të financuar të dy masat, sektori publik duhet të krijojë një fond krize, i cili menjëherë vë në dispozicion 1 për qind të faturës totale të pagave – kjo është 4 miliardë CHF.
- Sigurimet shoqërore: Përfitimet e sigurimeve shoqërore duhet të rregullohen, në veçanti sigurimi i papunësisë me një periudhë përfitimi më të gjatë 200-ditore për njerëzit mbi 50 vjeç.
- Stabilizimi: Kërkohet një program stabilizimi për sektorë veçanërisht të prekur si turizmi, kultura dhe ngjarjet ose shërbimet personale. Në të njëjtën kohë, Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) duhet të veprojë kundër mbivlerësimit të franga zvicerane.
- Pjesëmarrja në mbrojtjen e shëndetit: Punonjësit e dinë më së miri se si mbrojtja shëndetësore mund të integrohet në punën e tyre. Ata dhe sindikatat e tyre duhet të përfshihen në planifikimin e masave.

