Një mbledhës i shisheve plastike i ka kaluar binarët e trenit në stacionin Bad Breisig në Gjermani, duke e rrezikuar jetën e tij. Policia federale gjermane në Trier, të enjten njoftoi se aksidenti fatal ka mundur të evitohej vetëm nga frenimi emergjent i një treni ICE.
Kosovari 46-vjeçar i kaloi binarët të mërkurën për të marr një shishe plastike, që dikush e kishte hedhur atje. Trenin qëe po vinte drejt tij, ai nuk e kishte vërejtur.
Lokomotivisti i trenit pësoi një tronditje, përndryshe askush nuk u lëndua. Qarkullimi i komunikacionit rrugor është bllokuar nga të dy drejtimet për më shumë se një orë, që rezultoi në anulime të trenave dhe vonesa të konsiderueshme.

