Shtylla ekektrike rrezik permanent për banorët e Begracës

Date:

Një shtyllë elektrike në fshatin Begracë të Komunës së Kaçanikut është duke rrezikuar banorët e fshatit. Ajo është lëvizuar nga vendi nga erërat e forta dhe për një kohë të gjatë është një pozitë të pjerrët që për çdo moment mund të bjerë në tokë, duke rrezikuar jettë e banorëve të fshatit, e sidomos të fëmijëve që shkojnë në shkollë. Shtylla gjendet në rrugën „Komandat Bardhi“ dhe është shumë e frekuentuar.

Në një postim në Facebook, portali „Begraca“ apelon deri tek autoritetet përkatëse që të dalin në terren sa më shpejt dhe ta evitojnë rrezikun potencial të banorëve.

Sidomos apelohen KEDS-i, kryetari i fshatit dhe ai i komunës që të dalin në terren e të shohin gjendjen e kësaj shtylle në fshatin Bergracë, „pasi që kryetari Besim Ilazi e viziton fshatin tonë vetëm kur ka nevojë për VOTA e jo kur ne kemi nevoj për të“, përfundon apeli i portalit.

Ndërkaq, në web faqen e KEDS-it kanë shkruar se ekipet e tyre janë në terren dhe po përpiqen për t`i menaxhuar sa më mirë këto situata. Ja edhe publikimi i KEDS-it:

KEDS mobilizoi mbi 250 punëtorë në zonat e prekura nga era e fortë 26-02-2020.
Erërat e forta janë rikthyer në shumë pjesë të vendit. KEDS, për t’i menaxhuar sa më mirë këto situata, ka angazhuar mbi 250 punëtorë në terren të ndarë në dhjetëra ekipe. Ata janë të pajisur me të gjitha makineritë e disponueshme dhe janë duke intervenuar në zonat e afektuara nga këto kushte atmosferike.

KEDS u bën apel qytetarëve që të bashkëpunojnë me ekipet në terren dhe të mos i afrohen rrjetit elektrik nëse e shohin të dëmtuar por t’a raportojnë atë përmes Qendrës së Thirrjeve në numrin: 0800 791 00 dhe rrjeteve sociale të kompanisë.

Gjatë stuhisë së fundit të erës me të cilën u ballafaqua Kosova, KEDS arriti që në kohë rekorde ta rikthejë energjinë deri tek konsumatori i fundit.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...