Vazhdon përhapja e koronavirusit, rritet numri i të prekurve

Date:

Ka shkuar në 90 mijë e 936 numri i përgjithshëm i personave të infektuar me koronavirus në mbarë botën. Mbi 80 mijë raste janë shënuar në Kinë, ndërsa pas saj radhiten Koreja Jugore me rreth 4 mijë e 800, Italia me më shumë se dy mijë dhe Irani me 1500 raste.

Përpos këtyre shteteve, shifra serioze janë konfirmuar edhe në Japoni me 274 raste të infektimeve, Franca me 191, Gjermania me 165 dhe Spanja me 120 raste. Koronavirusi është përhapur edhe në Amerikën Jugore, Afrikë dhe Australi.

Ndërkohë numri i personave të vdekur ka shkuar në 3117. Vetëm në Kinë kanë vdekur 2936 persona. Pas këtij shteti, vendet me më së shumti viktima janë Irani me 66 persona të vdekur, Italia me 52 dhe Koreja Jugore me 29 vdekje.

Vdekje nga koronavirusi janë shënuar edhe në Japoni, Francë, Australi, Filipine, Tajvan, Tajlandë dhe në Shtetet e Bashkuara. Brenda një kohe të shkurtër, në ShBA vdiqën gjashtë persona, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Djaloshi nga Gostivari qe synon shtigjeve te kampionit kroat

Per pushim ne vendlindjen e prinderve, ne Negotine te...

Opojarët e shijuan kënaqësinë e Bjeshkëve të Sharrit !

EDHE OPOJA FRYMON SHQIP Ka vende ku natyra dhe tradita...

Takim i dy atdhetarëve të shquar në Vjenë të Austrisë

Është kënaqësi e veçantë të kalosh kohë me Këshilltarin...