Rosenheim/Kiefersfelden – Gjatë natës nga e enjtja në të premte (21 shkurt), policia federale gjerrmane ka marr nën kujdestari një shqiptari të mitur, në postin e inspektimit kufitar në A93, shkruajnë mediat gjermane.
17-vjeçari po udhëtonte me autobus nga Italia për në Gjermani, pa prindër ose ndonjë të afërm. Siç u konstatua, adoleshenti kishte lënë familjen e tij kujdestare dhe ishte misur i vetëm në Republikën Federale të Gjermanisë.
Ai ishte shpallur në kërkim nga autoritetet italiane, informon Shtegu.com. Sipas deklaratave të tij, ai ka dashur të shkojë në Hamburg sepse kishte dëgjuar që atje ishte bukur dhe se mund të jetohej mirë atje. I mituri fillimisht iu besua zyrës së mirëqenies së të rinjve në Rosenheim.

