Vritet një baba boshnjak dhe plagoset i biri, ngritet akuzë ndaj dy shqiptarëve

Date:

Prokuroria ka ngritur akuzë për vrasje ndaj dy shqiptarëve pas të shtënave me armë në Salzburg të Austrisë.

Një shqiptar 32-vjeçar dyshohet se ka qëlluar një boshnjak 46-vjeçar dhe ka plagosur rëndë djalin e tij 24-vjeçar, me një të shtënë të dytë. Armën e krimit ia kishte huazuar një shqiptar 34-vjeçar.

Pas veprës së përgjakshme para një kafeneje në rrethin Lehen të Salzburgut më 4 qershor 2019, prokurori publik i Salzburgut ka ngritur akuzë për vrasje dhe tentimvrasje. Sipas asaj, një shqiptar 32-vjeçar ka qëlluar për vdekje një boshnjak 46-vjeçar dhe ka plagosur rëndë djalin e tij 24-vjeçar me një të shtënë të dytë. Armën e vrasjes ia kishte huazuar një shqiptar 34-vjeçar.

Një zëdhënës i prokurorit ka deklaruar për agjencinë APA, se 32-vjeçari akuzohet për vrasje dhe tentimvrasje. 34-vjeçari akuzohet se ka kontribuar në këtë krim. Dy shqiptarët u akuzuan gjithashtu për shkelje të Ligjit të armëve, transmeton Shtegu.com. Arma e vrasjes – një pistoletë Glock me një kalibër nëntë milimetra – u gjet dhe u sigurua disa ditë pas të shtënave pranë vendit të krimit.

Si ndodhi rasti: Djali i viktimës së mëvonshme ishte ulur për të festuar lindejn e fëmijës së tij. Duke dalur nga restoranti, ai dyshohet se kishte pasur një mosmarrëveshje me dy shqiptarët, me ç`rast 32-vjeçari e kishte fyer dhe dyshohet se më pas e ka goditur me shuplakë. Sipas aktakuzës, boshnjaku atëhere e kishte thirr për ndihmë babain e tij 46-vjeçar, i cili edhe ai ishte mysafir në restorant.

Kur boshnjakët filluan t`i qëronin hesatpet me shqiptarin, ai dyshohet se e kishte marr një armë nga një çantë e 34-vjeçarit dhe kishte shtënë në drejtim të djalit dhe më pas në drejtim të babait. 46-vjeçari u godit fatalisht në pjesën e sipërme të trupit, djali u qëllua në pjesën e kofshës. Pas kësaj, shqiptarët u arratisën menjëherë.

I pandehuri i parë 32-vjeçar u arrestua në 22 qershor 2019 në Düsseldorf, 34-vjeçari rreth dhjetë ditë më parë në Vjenë. Sulmuesi i dyshuar dëshmoi në nëntor gjatë një inskenimi gjyqësor se ai ndjehej i kërcënuar nga një thikë dhe për këtë arsye qëlloi me armë në vetëmbrojtje. Goditja e dytë ishte aksidentale. E shtëna ishte liruar pa dashje, tha 32-vjeçari.

I pandehuri i dytë, fillimisht e kishte mohuar akuzën. Ai tha se nuk kishte asnjë lidhje me gjithë këto gjera. 34-vjeçari tha se kishte parë vetëm një person të tretë që ia kishte dhënë armën dhe se arma nuk ishte e tij. Sipas prokurorit publik, akuzat nuk janë juridikisht të efektshme. Deri më atnui, ende nuk është caktuar ndonjë datë e procesit gjyqësor.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...