Gazetarëve maqedonas u ndalohet hyrja në Ukrainë

Date:

Organizata „Gazetarë pa kufij“, ka kritikuar ashpër ndalesën e hyrjes në Ukrainë nga presidenti ukrainas Petro Poroschenko, të disa gazetarëve të medieve të njohura botërore, në mesin e të cilëve përmenden edhe emra të gazetarëve maqedonas. Me një dekret të publikuar gjatë ditës së mërkurë, në faqen e internetiti të presidencës ukrainase, janë publikuar edhe emrat e 40 përfaqësuesve të cilët nuk lejohen të hyjnë në Ukrainë në një afat prej një viti. Përpos përfaqësuesve të medieve ruse, në listë janë edhe mediet gjermane, spanjolle, britanike, izraelite, bullgare, estoneze dhe maqedonase. „Gazetarë pa kufij“ ka reaguar ndaj këtij dekreti, duke shkruar: „Ky dekret është një sulm masiv ndaj fjalës së lirë dhe një eskalim i plotë kontraproduktiv i luftës mediale me Rusinë. Këtë hap, kryetari ukrainas e ka ndërmarrë pas aneksimit të Krimesë ndaj Rusisë dhe infomimit prorus të gazetarëve në fjalë.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Arbër Bullakaj merr detyrën në Këshillin Kombëtar të Zvicrës

Gjashtë anëtarë të rinj të Këshillit Kombëtar morën detyrën...

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...