Ja çfarë thotë Drita pasi theu rekordin

Date:

Kampionja e atletikës në Maqedoninë e Veriut, Drita Islami, ka deklaruar se ndihet e motivuar, pas thyerjes së rekordit 40 vjet të vjetër, që e kishte arritur Elizabeta Bozinovska në vitin 1980. Rekordi në 400 metra që mbahej nga Bozinivska ishte 56,49, kurse tani Drita arriti kohën 56,35. “Paraprakisht kisha bërë edhe dy gara të tjera, ku iu afrova rekordit shtetëror. Në garën e parë koha ime ishte 56.74, pastaj e përmirësova kohën, duke vrapuar 56.62. Mirëpo, mua më duhej vetëm pak, 13 të qindtat e sekondit për ta mposhtur rekordin shtetëror i cili ishte 56.49. Arrita të vrapoj kohën prej 56.35 dhe më në fund pas tre përpjekjeve ndryshova rekordin, i cili datonte nga viti 1980 dhe e mbante atletja Elizbeta Bozinovska. Ky rekord i vjetër 40 vjet më motivoi edhe më shumë për ta thyer pikërisht këtë vit”, tha Islami. “Pas kësaj gare vijon kampionati ballkanik që do të mbahet nē Stamboll të Turqisë, ku do të garoj po në të njëjtën disiplinë. Shpresoj që të përmirësoj rekordin shtetëror edhe njëherë, pse jo”, u shpreh me tone optimiste Drita Islami. Sportpress.mk

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...