Të mërkurën, më 29 Janar 2020, rreth orës 13.30, Policia Kantonale në Schwyz kreu një kontroll në një kantier ndërtimi, në Reichenburg.
Një shqiptar 44-vjeçar është akuzuar se ka hyrë në mënyrë të paligjshme në Zvicër dhe ka kryer punë të paautorizuar, informon Shtegu.com. Atij iu dha një urdhërndëshkim nga Prokuroria në March dhe iu shqiptua një ndalim hyrje nga Zyra për Migrim.
Punëdhënësi 40-vjeçar u ndëshkua për punësimin e të huajve pa leje dhe promovimin e qëndrimit të paligjshëm me anë të një urdhërndëshkimi.

