Kosovari e harron valixhen në stacion të trenit në Gjermani, mobilizohen forca të mëdha policore

Date:

Të dielën, më 26 Janar 2020, rreth orës 10:30 të mëngjesit, një kosovar 37-vjeçare e la valixhen e tij para një filiali për ushqime të shpejta në stacionin qendror në qytetin Halle. Fillimisht, dy patrulla të policisë federale e ekzaminuan valixhen dhe pyesnin udhëtarët në afërsi për pronësinë e valixhes, njofton policia federale gjermane në një komunikatë.

Edhe një apel publik në stacion nuk dha ndonjë efekt për ta gjetur pronarin e valixhes, informon Shtegu.com. Për këtë, zyrtarët e vlerësuan valixhen si një objekt të rrezikshëm. Me këtë rast, lokali i ushqimeve të shpejta u mbyll dhe u ndërmorën masa përkatëse për të evituar rrezikun e mundshëm, me ç`rast u mobilizua edhe njësia për demontimin e mjeteve eksplozive me disa oficerë të policisë federale.

Gjatë evakuimit të pjesshëm të stacionit, papritmas u shfaq pronari i valixhes dhe u pendua për neglizhencën e tij. Të gjitha masat e filluara policore u ndërprenë dhe pronari ka mundur ta marr valixhen e tij. Meqenëse situata të tilla ndodhin gjithmonë, policia federale gjermane bën apel për të gjithë pasagjerët që gjithmonë të mbajnë një sy në valixhet e tyre, t`i mbajnë ato me vete dhe t’u kushtojnë vëmendje të veçantë. Përveç vjedhjeve të mundshme të valixheve, mund të shkaktohet gjithashtu ndonjë operacion i madh policor me efekte të rënda, me pasoja financiare për shkaktarin.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Shkaqet shëndetësore ndikuan në moderimin e gazetarit Kushtrim Sadiku

Gazetari Kushtrim Sadiku, i kërkon falje publikut për paraqitjen...

Gjashtë të vdekur nga një zjarr në një autobus në Zvicër

Një autobus postar u përfshi nga flakët në Kerzers,...