Një ambulancë e Kryqit të Kuq është thirr në Rehberg (qyteti Krems) për një mision të pazakonshëm. Lironi i vogël po nxitonte me shpejtësi të madhe për të parë dritën e kësaj bote dhe kishte lindur në shtëpi.
Rreth mesditës më 16 janar 2020, infermierët e Kryqit të Kuq austriak Simone Gölss, Kerstin Schober dhe Sebastian Kormesser u thirrën në një lloj misioni të veçantë: Nëna shtatzanë Edona Murseli, tashmë kishte ndier dhimbje në një interval shumë të shkurtër. Për këtë arsye, pas një hamendje të shkurtër, u vendos që ajo të mos vazhdojë rrugën për në spital, informon Shtegu.com.
Menjëherë u njoftua mjeku i urgjencës, i cili u mahnit kur arriti në vendngjarje dhe kur pa se djali i porsalindur i Edona dhe Alban Murselit, tashmë po bënte një gjumë të qetë në krahët e nënës, shkruan „Noen.at“.
Nëna dhe vogëlushi i saj Lironi, u dërguan në spitalin Krems nga ndihmësit e Kryqit të Kuq. Që të dy janë mirë.
Infermierët menjëherë i falënderuan prindërit pas kësaj përvoje të veçantë dhe familjes i uruan çdo të mirë!

