Edhe një botim i Shkëlzen Halimit

Date:

29.01.2020

Shtëpia botuese Logos-A lexuesit shqiptar i sjell edhe librin “MANIPULIMI I EMOCIONIT APO TRANZICIONI (SHQIPTAR) NË LABIRINT”, të shkrimtarit dhe publicistit nga Shkupi, Shkëlzen Halimi.

Libri i lartpërmendur trajton periudhën post-komuniste apo periudhën e tranzicionit në të cilën kaloi shoqëria shqiptare në Republikën e Maqedonisë (tanimë të Veriut). Nëpërmjet këtij libri publicistik, autori e njofton lexuesin me amullinë politike që ka pllakosur shoqërinë dhe politikën shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Në veçanti, autori prek edhe çështjet më të dhimbshme që, me apo pa vetëdije i përjetoi shoqëria shqiptare, siç është manipulimi me emocionin e individi, i cili akoma beson se ndryshimi është i mundur dhe se përfundimisht, ndonëse pas tre dekadave, do të ndahemi nga kthetrat komuniste. Po kështu, autori përqendrohet edhe te keqpërdorimi i pushtetit në dobi të grupeve të interesit, me ç’rast në sipërfaqe dalin shantazhi, frika, manipulimi, abuzimi me besimin e kështu me radhë. Bëhet fjalë për një libër që duhet dhe ia vlen të lexohet.

Shpërndaj:

REKLAMOHU KËTU

1 Javë: 50€

1 Muaj: 150€

DËRGO EMAIL KONTAKT NË WHATSAPP

Më të lexuara

Lajme të ngjajshme
Related

Ndërprerja e furnizimit me mish nga Brazili, Dauti: Pritet rritje e çmimit të mishit

Afaristi Xhemail Dauti, në emisionin „Pas Numrave“ në TVM2, thotë...

Shqiptarja në Gjermani me një furrë të re buke

Burek për mëngjes, bakllava për kafe: Furra buke ballkanike...

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike me shpjegime të shkurtra

Në Educus, studentët mund të kryejnë ushtrime falas matematike...

Hajdin Limoni (53) shpëtoi katër persona nga një makinë që po digjej

Ai është heroi i aksidentit të tmerrshëm me makinë...